Siljanovska Davkova: Pres që çështjet historike të vjetra njëqindvjeçare nuk do të kenë përparësi ndaj reformave për anëtarësim në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Francës, Cyril Baumgartner.

Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, të cilat karakterizohen nga miqësia tradicionale, dialogu i hapur dhe konstruktiv dhe përmirësimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit në shumë sfera me interes të përbashkët.

Në takim u bisedua për aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si prioritet strategjik i shtetit. Në këtë kontekst, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se për është shumë e vlerësuar dhe domethënëse mbështetja e miqve dhe partnerëve tanë në BE, përfshirë edhe Francën.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen e saj për vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE, duke e rikthyer besimin në procesin meritor të integrimit, me fokus në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës.

Advertisement

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu shpresën se çështjet historike të vjetra njëqindvjeçare nuk do të kenë përparësi ndaj reformave që janë prioritet kryesor kombëtar, si dhe shprehu pritjen për bashkëpunim më të thellë me Republikën e Pestë Franceze për zbatimin e përvojave franceze në zhvillimin e demokracisë./Telegrafi/

The post Siljanovska Davkova: Pres që çështjet historike të vjetra njëqindvjeçare nuk do të kenë përparësi ndaj reformave për anëtarësim në BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy