Siljanovska për Ditën e “Kirilit dhe Metodit”: Ata janë udhërrëfyesi ynë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka dërguar mesazh urimi me rastin e 24 majit, Ditës së arsimtarëve sllavë, vëllezërve Kirili dhe Metodi.

“Nga zemra ju uroj ta kaloni festën me shëndet, dashuri dhe harmoni, të mbushur me gëzim e lumturi që kemi mundësinë të shijojmë frytet e punës së madhe të vëllezërve. Falë tyre, popujt sllavë patën mundësinë të zhvillojnë shpirtëroren, kulturën, arsimin, shkencën e tyre. Si identiteti gjuhësor dhe kulturor maqedonas, ashtu edhe botëkuptimi dhe kozmopolitizmi, bazohen në punën dhe arritjet e tyre dhe në filantropinë e tyre”.

“Shenjtorët Kirili dhe Metodi treguan se me dijen, etjen për të vërtetën, drejtësinë, përkushtimin, humanizmin dhe fisnikërinë, kufizimet mund të kapërcehen dhe padrejtësitë mund të mposhten. Historia e Evropës dhe e botës nuk ka shumë shembuj të njerëzve të tillë me ndikim që kanë lënë gjurmë në kohën e tyre, por edhe një udhërrëfyes për të ardhmen dhe që janë fener të qytetërimit njerëzor. Prandaj vepra e tyre nuk zbehet dhe nuk humb kuptimin e saj edhe pas një mijëvjeçari të tërë”.

“Bëma e vëllezërve të shenjtë, le të vazhdojë të jetë udhërrëfyesi dhe vertika jonë morale e shpirtërore për jetë, krijim dhe krijim dinjitoz dhe të përmbushur”, ka shkruar Siljanovska Davkova.

Advertisement

The post Siljanovska për Ditën e “Kirilit dhe Metodit”: Ata janë udhërrëfyesi ynë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy