Sindikata e pavarur e shoferëve profesionistë të transportit protestoi para Qeverisë së RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shoferëve Profesionistë të Transportit shprehën sot pakënaqësinë e tyre para Qeverisë me një protestë simbolike dhe kërkuan që Qeveria të thirren në mbledhje sa më shpejt të jetë e mundur për të diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.

“Ky është një problem dhjetëvjeçar me të cilin po përballemi. Para se gjithash, me kolonat e mëdha dhe ndalesat në pikat kufitare. Kolona minimale është 10 kilometra në ditë, në të gjitha vendkalimet kufitare Tabanoc, Bllacë, Bogorodicë dhe vendkalimet tjera. Problemi është se të gjitha pikat kufitare funksionojnë me një sistem të vjetëruar nga vitet e 80-ta dhe ai ka defekte çdo ditë. Sistemi i peshoreve është gjithashtu i vjetëruar, duke u prishur çdo ditë dhe duke krijuar radhë të mëdha. Vetëm një korsi është për automjete transportuese”, sqaroi kryetari i sindikatës, Marjan Stefkovski.

Sipas tij, në çdo pikë kufitare duhet të ketë së paku dy korsi dhe njëra duhet të jetë për lëvizjen e automjeteve të zbrazëta dhe mjeteve transportuese që kalojnë transit nëpër vend, të cilat nuk kanë nevojë të kalojnë nëpër të gjitha terminalet e kalimit kufitar.

Në pyetjen e një gazetari se a po ndihen efektet e Ballkanit të Hapur, Stevkovski deklaroi se si kompani transporti nuk i kanë parë rezultatet e kësaj iniciative.

Advertisement

Sindikata e pavarur e shoferëve profesionistë të transportit protestoi para Qeverisë së RMV-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy