minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“S’keni arsyetime, rrisni pagat”, LSDM organizon protestë të mësimdhënësve - Struga.info


“S’keni arsyetime, rrisni pagat”, LSDM organizon protestë të mësimdhënësve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dielën më 1 shtator, LSDM-ja, përmes Komisionit për arsim, organizon tubim të mësimdhënësve dhe punonjësve të arsimit. Sic u tha në një press-konferencë të socialdemokratëve, tubimi do të mbahet para Ministrisë së Arsimit.

Me moton “S`keni arsyetime, rrisni pagat!”, LSDM-ja të dielën para Ministrisë së Arsimit përmes protestës do të kërkojë rritjen e pagave në arsim për 12% dhe të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve.

Sipas LSDM-së, para nisjes së vitit të ri shkollor, Mickoski dhe Janevska nuk kanë koncept e as plan zhvillimor për arsimin dhe se pushteti i OBRM-PDUKM-së nuk e ka ndërmend t`i rrisë pagat në arsim për 12%.

“Ky tubim, para nisjes së vitit shkollor është një alarm, një paralajmërim, ku do të shfaqet revolta për politikat e gabuara në arsim nga ana e Qeverisë së OBRM-PDUKM-së dhe Vesna Janevskës. Ftojmë punonjësit në arsim, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, që të na bashkohen. Bashkërisht ta shprehim pakënaqësinë dhe ta ngrejmë zërin, të bëjmë presione kundër pushtetit për t`i ndryshuar politikat e gabuara”, tha Daniela Nikolova nga LSDM.

Advertisement

Sindikata e pavarur për arsim thotë se pavarësisht se Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, paralajmëroi rritje të pagave nga marsi I vitit të ardhshëm, konform marrëveshjeve kolektive dhe Ligjit për paga minimale, rritja u takon nga shtatori.

Nëse kjo nuk ndodh kanë paralajmëruar protesta.

Por, SASHK-u thotë se mbeten në qëndrimin se rritja e pagave është e domosdoshme, por shprehen optimist se ky problem do të zgjidhet përmes dialogut me Ministren Janevska.

Krahas protestave të një pjese të mësimdhënësve, në vitin e ri shkollor, paralajmërohet se do të ketë libra për nxënësit, përvec për gjuhët e huaja.

Advertisement

Për nxënësit e Shkupit probleme pritet të paraqiten edhe me transportin jo të regullt publik.

Nga ana tjetër, sikurse vitet e kaluara, është zvogëluar numri i filloristëve, ku për këtë vit shkollor evidentohen 500 filloristë më pak.  /tvklan.mk

The post “S’keni arsyetime, rrisni pagat”, LSDM organizon protestë të mësimdhënësve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy