Sllavica Grkovska takon Mikela Matuela: Duhet shfrytëzuar momenti i ri në zgjerimin e BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Grkovska, ka takuar sot Mikela Matuela, ushtruese e detyrës së drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, biseda u fokusua në çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe dinamikën me të cilën zhvillohet procesi reformues në Maqedoninë e Veriut, e veçanërisht në rëndësinë e shfrytëzimit të momentit të ri në zgjerimin e Unionit. Matuela theksoi se anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut është qëllim i përbashkët dhe se Komisioni Evropian vazhdon ta mbështesë plotësisht vendin tonë.

“Duke nisur nga roli i koordinatorit të institucioneve kundër korrupsionit në vend, zëvendëskryeministrja Gërkovska vlerësoi se problem kyç është gjendja e gjyqësorit, sepse standardet e dyfishta dhe mosndëshkimi e thellojnë mosbesimin në sistem dhe pengojnë përparimin më të madh në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Në takim u diskutua për ngjarjet e fundit në Këshillin Gjyqësor, si dhe mënyrat e mundshme për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në sistemin e drejtësisë përmes instrumenteve ligjore ekzistuese për forcimin e integritetit”, thuhet në kumtesë.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska zhvilloi edhe një takim me Mark Jorna, koordinator i skriningut për Maqedoninë e Veriut dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian, gjatë të cilit u diskutua për hapat që po ndërmerr Qeveria në drejtim të përmbushjes së qëllimeve strategjike të shtetit.

Advertisement

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se problemet me Bullgarinë duhet të tejkalohen sepse askush nuk përfiton nga prishja e marrëdhënieve ndërmjet fqinjëve dhe ndryshimet kushtetuese nuk sjellin ndryshime thelbësore në Kushtetutë, e cila natyrisht ndalon diskriminimin”, thuhet në kumtesë.

Sllavica Grkovska takon Mikela Matuela: Duhet shfrytëzuar momenti i ri në zgjerimin e BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy