Snopçe: Presim që Ligji për Shtetësi të miratohet me debat, e jo me imponime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Opozita shqiptare pret që javën e ardhshme të mblidhet Komisioni për Mbrojte dhe Siguri, për të shqyrtuar propozim-Ligjin për shtetësi. Grupi parlamentar i ASH-AAA-së është në negociata me të gjithë deputetët e përfshirë në diskutim, nga ku pret qasje konstruktive.

Deputeti i ASH-së Halil Snopçe thotë se qëllimi i opozitës është miratimi i ligjit me debat dhe jo imponimi i ligjit përmes mekanizmave tjera.

“Shpresojmë që javën e ardhshme të ketë mbledhje të Komisionit. Besojmë fuqishëm se edhe E Majta do të ketë mirëkuptim. Do ta kuptojë të vërtetën. Do të angazhohet për atë që thonë, pra se janë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, janë për realizimin e të drejtave elementare”, tha Halil Snopçe.

Sipas Snopçes, “E Majta” ka keqkuptuar procedurën e propozimit, andaj pret që Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov si deputet të së Majtës të tërhiqen nga bllokada e procedurës.

Advertisement

Ndaj versionit të parë i opozitës shqiptare për propozim-Ligjin për shtetësi janë propozuar 10 amendamente, përmbajtja e të cilëve bazohet në marrëveshjen e arritur mes koalicionit opozitar ASH-AAA dhe Qeverisë.

Nga versioni paraprak nuk u pranua vetëm kushti për njohjen e gjuhës shqipe dhe marrja e shtetësisë përmes 3 dëshmitarëve, por në propozim u përfshinë lehtësime të dukshme dhe nisja e procedurës duke dëshmuar vetëm përmes një dokumenti zyrtar. Teksti i propozim-ligjit parashikon edhe lehtësimin e procedurave për leje-qëndrim dhe zvogëlimin e periudhës së nevojshme nga 8 në 7 vite.

 

Snopçe: Presim që Ligji për Shtetësi të miratohet me debat, e jo me imponime shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy