Socialdemokratët gjerman: Zaev të mendojë për dorëheqjen, të vazhdojë si kryeministër dhe partner i BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Pavarësisht kompromiseve të bëra, në radhë të parë ndryshimi i emrit të vendit, ai nuk arriti, jo për fajin e tij, të bëjë një progres të dukshëm drejt procesit të zgjerimit të BE-së. “Unë personalisht dua që Zoran të rishqyrtojë vendimin e tij dhe të paktën të mbetet kryeministër dhe partner,” tha Nils Schmid, zëdhënës i politikës së jashtme për Social Demokratët gjermanë.

Siç raporton “Deutsche Welle”, Schmid i bën apel Zaevit që të shqyrtojë tërheqjen e dorëheqjes nga posti i kryeministrit, ndërsa në nivel partiak pret që bashkëpunimi i ngushtë mes dy partive të vazhdojë me liderin e ri të mundshëm. Ai beson se dorëheqja do të ketë pasoja në procesin e zgjerimit të BE-së në rajon.

Ai shtoi se nuk ka kuptim kur një vend si Bullgaria, për arsye nacionaliste, ka dy vjet që bllokon fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

“Është një sinjal fatal për besueshmërinë e BE-së në rajon. Zoran Zaev veprimin e tij politik e vuri në shërbim të afrimit me BE. Nuk u shpërblye në mënyrë adekuate nga të gjithë. Prandaj, ata nuk mund të lirohen nga përgjegjësia. “Në të ardhmen, do të jetë shumë më e vështirë për të arritur një zgjidhje të negociuar,” tha Schmid.

Advertisement

Sipas tij, dorëheqja e kryeministrit Zaev është lajm i keq për përpjekjet reformuese në vend, por edhe për të ardhmen e gjithë projektit evropian.

Socialdemokratët gjerman: Zaev të mendojë për dorëheqjen, të vazhdojë si kryeministër dhe partner i BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy