Sot 165 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1088 testime për coronavirus, ndërsa 165 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica (91) janë në Shkup, ndërsa 39 raste janë riinfektime.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur pacientë të vdekur.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 384 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 341.748, prej të cilëve 331.595 janë shëruar, ndërsa 9.515 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (13 shtator) është 638./Telegrafi/

Sot 165 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy