Sot 193 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.192 testime për coronavirus, ndërsa 193 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-110, Prilep – 16, Kavadar – 15, Kumanovë – 12, Shtip – 9, Tetovë – 7, Koçan dhe Kërçovë – nga 4, Veles – 3, Manastir, Strugë dhe Dibër – nga 2, Ohër, Strumicë, Negotinë, Gjevgjeli, Shën Nikollë, Valandovë dhe Makedonski Brod – nga 1 në secilin qytet.

Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 34 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.014 pacientë të shëruar.

Advertisement

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infketuarve shkon në 142.034, prej të cilëve 117.794 janë shëruar, ndërsa 4.262 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (12 prill) është 19.978./Telegrafi/

Sot 193 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy