Sot 26 viktima dhe 906 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6006 testime për coronavirus, ndërsa 906 raste kanë rezultuar pozitiv.

Nga MSH informojnë se sot janë regjistruar 26 të vdekur tjerë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Vdekjet më të larta janë regjistruar në Shkup dhe Tetovë, përkatësisht me 8 dhe 6 viktima, ndërsa Struga regjistron 3 viktima, kurse Kërçova dhe Gostivari nga 2 viktima.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 343 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 156.660.

Advertisement

Rastet aktive me virus janë 14.785, ndërsa numri total i vdekjeve 5.964./Telegrafi/

Sot 26 viktima dhe 906 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy