minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Sot 386 raste të reja dhe 529 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


Sot 386 raste të reja dhe 529 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.791 testime për coroanvirus, ndërsa 386 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja, në Shkup janë 205, Kumanovë – 25, Manastir – 18, Veles dhe Shtip – 16, Kriva Pallankë – 15, Strumica – 11, Ohër – 10, Tetovë dhe Prilep – nga 9, Shën Nikolla – 8, Kërçovë, Koçan dhe Gjevgjeli – nga 6, Valandova – 5, Kavadar dhe Radovish – nga 4, Probishtipi dhe Kratova – nga 3, Vinica dhe Makedonska Kamenica – nga 2, Gostivari, Bogdanci dhe Demir Hisar – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa janë regjistruar edhe 8 pacientë të tjerë, të cilët kanë vdekur nga data 20.09.2021 deri 03.10.2021.

Kurse Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 529 pacientë të shëruar.

Advertisement

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 194.231, prej të cilëve 176.807 janë shëruar, ndërsa 6.799 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (8 tetor) është 10.625./Telegrafi/

The post Sot 386 raste të reja dhe 529 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy