Sot debat për rebalancin e buxhetit të Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Parlamentar i Financave dhe Buxhetit sot vijon me debatin  e amendamenteve për rebalancin e buxhetit, në kuadër të seancës së 38-të. Deri më tani janë shqyrtuar 13 nga 204 amendamentet e propozuara dhe asnjëri prej tyre nuk është miratuar.

Kjo është e gjashta nga gjithsej dhjetë ditët, të cilat janë parashikuar në Rregulloren e Punës së Komisionit të Brendshëm.

Janë dorëzuar gjithsej 204 amendamente, nga të cilat mbi 170 nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së, 28 nga Aleanca e Shqiptarëve dhe dy nga shumica parlamentare.

Deputetët e opozitës dhe qeverisë deri më tani kanë pasur qëndrime të kundërta. Opozita thotë se me amendamentet e propozuara po mundohet të përmirësojë kushtet e jetesës së qytetarëve dhe qytetarët të ndihen më pak për krizën energjetike. Shumica qeverisëse është e mendimit se përllogaritja e parashikuar në rebalancin e buxhetit do të sigurojë mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe tejkalimin e sfidave./Telegrafi/

Advertisement

Sot debat për rebalancin e buxhetit të Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy