Sot fillon fushata për zgjedhjet kuvendare në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kulmin e fushatës për zgjedhjet presidenciale, sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare. Të dyja fushatat do të zhvillohen paralelisht gjatë katër ditëve të ardhshme, duke përfshirë edhe ditën e sotme, pas së cilës më 22 prill fillon heshtja 48-orëshe për zgjedhjet presidenciale.

Përkundër heshtjes për zgjedhjet presidenciale, fushata për zgjedhjet parlamentare do të vazhdojë edhe në këto dy ditë – situatë të cilën kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, së fundi e quajti unike deri më tani në ciklet zgjedhore.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të zgjasë deri më 6 maj, pas së cilës do të fillojë heshtja dyditore para 8 majit – dita e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

The post Sot fillon fushata për zgjedhjet kuvendare në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy