Sot pesë viktima dhe 358 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.275 testime për coronavirus, ndërsa 358 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup – 173, Prilep – 41, Kumanovë – 22, Kavadar – 21, Tetovë – 13, Veles – 11, Manastir dhe Kriva Pallankë – 9 secili, Ohër – 8, Negotinë – 7, Krushevo – 6, Stip – 5, Strumicë dhe Gjevgjeli – 4 secili, Strugë, Dellçevë dhe Valandovo – 3 secili, Gostivar, Kërçovë, Resnjë, Radovish dhe Probishtip – 2 secili, Kocani, Sveti Nikole, Dibër, Demir Hisar, Kratovo dhe Makedonski Brod – 1 secili.

Nga MSH thonë se në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 341 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 97.456, prej të cilëve 88.301 janë shëruar, ndërsa 3.003 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (16 shkurt) është 6.152./Telegrafi/

Sot pesë viktima dhe 358 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy