Spasovski: Hetimi duhet të zgjerohet dhe askush të mos lihet jashtë përgjegjësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është në interesin e të gjithëve që hetimi të jetë i shkurtër dhe efikas, tha ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në një intervistë për”TV24″.

Ai tha se detajet e shkakut do të jenë të disponueshme së shpejti, por hetimi duhet të zgjerohet për të mbuluar të gjitha aspektet e mundshme të një rasti të tillë dhe për të vendosur përgjegjësinë.

Askush nuk duhet të lihet jashtë përgjegjësisë, tha Spasovski

I pyetur se pse drejtësia është e ngadaltë në rastin “Llaskarcë”, ai u përgjigj se problemi në gjyqësor është efikasiteti.

Advertisement

“Për sa i përket përgjegjësisë, do të kontribuojë në besimin e qytetarëve tek institucionet. Besoj se duhet të kemi përmirësim, sepse ka pasur ndryshime në gjyqësor, por duhet bërë shumë më tepër”, tha Spasovski.

Ai tha se Drejtoria doganore tashmë është duke hetuar se si është kaluar kufiri pa licencë autobusi ndërkombëtar, por mendon se duhet të përfshihen edhe prokurorët.

“Nëse do të kemi një proces efikas në të cilin do të përcaktohet përgjegjësia, atëherë do të duhet të përgjigjen njerëzit që duhet të veprojnë sipas zgjidhjeve ligjore”, shtoi ai./Telegrafi/

Spasovski: Hetimi duhet të zgjerohet dhe askush të mos lihet jashtë përgjegjësisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy