Spasovski: Protestuesit t’i respektojnë policët, ata që mbrojnë stabilitetin e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, vlerëson se protestat paqësore janë e drejtë demokratike dhe vlerësimin më të lartë demokratik mund ta ketë shteti që e respekton këtë të drejtë.

“U bëj apel të gjithë qytetarëve që po protestojnë, të protestojnë paqësisht dhe me dinjitet. Është në dorë të subjekteve politike të bëjnë gjithçka, sepse janë ata që krijojnë situata, opinione dhe bëjnë thirrje për qetësi përballë radikalizimit.

Me protesta paqësore mund të shprehni qëndrimin tuaj, ndërsa me vandalizëm, radikalizëm dhe dhunë nuk mund të arrihet asgjë”, tha Spasovski.

Ai kërkoi nga demonstruesit që t’i respektojnë policët, sepse siç thotë Spasovski janë ata që mbrojnë stabilitetin e vendit./Telegrafi/

Advertisement

Spasovski: Protestuesit t’i respektojnë policët, ata që mbrojnë stabilitetin e vendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy