Spasovski: Vendit momentalisht nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare për shkak se qytetarët janë të lodhur nga zgjedhje.

Ai sqaron se gati çdo vit ka zgjedhje, ndërsa më shumë duhet të punohet në plan ekonomik.

“Pres se duhet të drejtohemi ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre. Aspektet tjera dhe ai qëllim strategjik për fillimin e bisedimeve është lartë në agjendë dhe duhet të jetë edhe në agjendën e qeverisv, megjithatë theksi duhet të jetë te Maqedonia e Veriut, qytetarët, standardi ekonomik dhe përparimi”, tha Spasovski në pyetjen nëse do të pranojë kërkesën e opozitës për shkak se vendi nuk fitoi dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Ndërkaq deri në fund të vitit ose në fillim të vitit 2022 pritet të rikonstruktohet edhe qeveria e re pas dorëheqjes së Zaevit nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së./Telegrafi/

Advertisement

 

Spasovski: Vendit momentalisht nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy