Spasovski: Sistemi i “Qytetit të Sigurt” do të përfshijë edhe qytetet e tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sistemi i “Qytetit të Sigurt” do të përmirësohet dhe kjo do të nënkuptojë përfshirjen e qyteteve dhe autostradave më të mëdha në të gjithë vendin, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin e kemi vetëm në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë dhe është në proces procesi i përmirësimit të gjithë këtij sistemi. Përmirësimi do të përfshijë autostradat në të gjithë vendin dhe këto tre qytete dhe kjo do të përfshijë natyrisht edhe përcaktimin elektronik të shkeljeve të qarkullimit rrugor”, tha ai.

Spasovski tha se ideja është që sistemi të zgjerohet, para së gjithash, në qytetet e mëdha ku ka frekuencë më të madhe të njerëzve.

“Shtipi është një nga ato qytete, edhe pse duhet të themi se lindja, zona e Shtipit, është e qetë, stabile, por kudo që kemi video vëzhgim, kemi përmirësim të situatës së sigurisë, por edhe na ndihmon në veprimtarinë zbuluese të sigurisë publike”, shtoi Spasovski./Telegrafi/

Advertisement

Spasovski: Sistemi i “Qytetit të Sigurt” do të përfshijë edhe qytetet e tjera shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy