Spasovski thotë se kanë rritur pagat gjatë 5 viteve, premton pagë minimale prej 300 eurove në vitin 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkreytari i LSDM-së në Kumanovë tha se qëllimet e tyre gjatë viteve të kaluara e që u realizuan kanë qenë rritja e pagave, kujdesi ndaj qytetarëve dhe standardi më i mirë jetësor.

“U kujdesëm për çdo qytetar, të gjithmë jemi një familje dhe secilit ia shtruam dorën, punëtorëve, të varfërve, prindërve vetushqyes, persoanve me aftësi ndryshe, të gjithë jemi të barabartë dhe të njëjtë”, tha Spasovski.

Ai shtoi se për katër vite është rritur paga minimale nga 9.000 në 15 mijë denarë, ndërsa nga janari i vitit 2022, paga do të rritet në 300 euro.

Sipas Spasovskit, paga mesatare në Maqedoni tani është 28 mijë denarë dhe të gjitha pagat janë rritur për 100 euro.

Advertisement

“Për ne dhe për qytetarët është e rëndësishme që pagat të rriten realisht dhe jo virtualisht. Të gjithë të kenë rritje page dhe më shumë para në xhirollogaritë e tyre”, tha Spasovski./Telegrafi/

 

Spasovski thotë se kanë rritur pagat gjatë 5 viteve, premton pagë minimale prej 300 eurove në vitin 2022 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy