Spasovski: Vitin e kaluar është rritur aktiviteti zbulues i korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nëse i shikoni të dhënat statistikore për vitin 2022, do të vërehet se në fushën e korrupsionit është shënuar rritje prej 50 për qind e aktivitetit zbulues”. Kështu u përgjigj ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në “Kanal 5”, i pyetur për arrestimin dhe paraqitjen e kallëzimit penal kundër një punonjëse në ARM dhe një punonjësi në SHA “Ekonomia e Ujërave të RMV-së” për marrje ryshfeti, gjegjësisht nëse kjo do të thotë një aluzion për një luftë më të ashpër kundër korrupsionit.

“Kjo nënkupton jo vetëm rritjen e aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe ndërgjegjësimin e publikut për luftën kundër korrupsionit, sepse në fund të fundit, bashkëpunimi më i rëndësishëm është mes qytetarëve dhe policisë”.

“Mendoj se ky rast që kemi kryer të premten për dy persona në fushën e korrupsionit është një shembull klasik i guximit dhe bashkëpunimit të qytetarëve me policinë, ndaj do të dërgoja një mesazh të qartë për të gjithë përgjegjësit do të thosha, ose të gjithë ata që janë të detyruar të punojnë në emër të qytetarëve, ta bëjnë këtë në interesin më të mirë të shtetit dhe qytetarëve. Në të kundërtën secili prej tyre do të përballet me ligjin”, tha Spasovski.

I pyetur për arrestimin e disa personave të lidhur me ISIS-in, në një operacion në bashkëpunim me autoritetet franceze, ministri tha se lufta kundër terrorizmit dhe tentativës së terrorizmit, ashtu si në rastin e migracionit dhe krimit kibernetik, do të jetë afatgjatë dhe nuk do të përfundojë as shpejt, as lehtë.

Advertisement

Spasovski: Vitin e kaluar është rritur aktiviteti zbulues i korrupsionit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy