SPB Tetovë për akuzat e Lëvizjes Besa: Vetëm një person është ftuar në polici për “keqpërdorim të të dhënave personale”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPB Tetovë për akuzat e Lëvizjes Besa: Vetëm një person është ftuar në polici për “keqpërdorim të të dhënave personale”

SPB Tetovë ka reaguar në lidhje me akuzat e Lëvizjes Besa, se policia në mënyrë të paligjshme fton në polici aktivistë të tyre.

Nga SPB Tetovë thonë se në polici është ftuar vetëm një person, me arsyetimin se ka keqpërdorur të dhënat personale.

“Gjatë ditëve të fundit, deri më sot (22-prill) në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, është evidentuar vetëm një thirrje për një person, edhe atë për personin D.A. (27) nga Neproshteni i Tetovës, i cili ka qenë i raportuar për veprën penale ‘Keqpërdorim i të dhënave personale”, thanë nga SPB Tetovë për TV21.

Advertisement
Lexo po ashtu
Lëvizja Besa: Policia po merr në pyetje anëtarët e forumit rinor

Ndryshe, sot nga Lëvizja Besa thanë se policia ka marrë në pyetje disa anëtarë të forumit rinor të Lëvizjes Besa dhe koalicionit VLEN si përfaqësues të institucioneve lokale në Tetovë./Telegrafi/

Advertisement

SPB Tetovë për akuzat e Lëvizjes Besa: Vetëm një person është ftuar në polici për “keqpërdorim të të dhënave personale” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy