Stefanoski: Vendet e Ballkanit duhet ta vlerësojnë dhe të punojnë për zhvillimin e turizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stefanoski: Vendet e Ballkanit duhet ta vlerësojnë dhe të punojnë për zhvillimin e turizmit

Për turizmin dhe për ringritjen e hotelerisë në Ballkan pas pandemisë COVID-19, dhe për mundësitë për zhvillimin e përbashkët të vendeve turistike në rajon kemi folur me Filip Stefanoskin, drejtor i DMC Balkans Travel & Events i cili ka folur për tema të ndryshme të këtij drejtimi.

Si mund të ndikojë “mini-Schengeni ballkanik” në turizëm për vendet e ballkanit?
“Procesin e krijimit të mini shengenit në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor e shoh si përfitim civil. Sa do të kjo të tingëllojë spektakolare, unë pohoj se nëse kjo iniciativë vazhdon, do të jetë përfitim civilizimi për vendet e këtij rajoni dhe unë do ta konsideroj të tillë. Nëse një turist nga Ohri udhëton për në Durrës këtë verë, ai ka kaluar më shumë orë në kolonat në Qafë Thanë, se sa ka vozitur makinën për të arritur në Durrës. E njëjtë është edhe për ndonjë turist i cili nga Beogradi ka udhëtuar për në Ohër. Më shumë presin në Tabanoc, se sa që vozitin nga Tabanoci në Ohër. Kufij në Evropë nuk ka, ndërsa ne nëse themi se jemi popuj të civilizuar dhe për shtetet që planifikojnë të zhvillojnë biznesin (jo vetëm turizmin por në përgjithësi), cila është logjika të kemi vendkalime kufitare të mbushur me udhëtarë nervoz? Mini shengeni do të sjell revolucion, dhe nëse ka skeptikë në këtë çështje, kur të ndodhë ata do të zgjohen. Është përfitim për të gjithë”.

Çka mendoni për potencialet e Shqipërisë për turizëm dhe zhvillim?
“Shqipëria në Ballkan është ekonomia që rritet më së shpejti. Ky shtet ka bërë hap të madh në 30 vitet e fundit dhe kjo është për respekt dhe lëvdatë. Sa i përket turizmit në Shqipëri është destinacion që shpejt zhvillohet dhe ndryshon, si në pjesën e investimeve në hotele dhe kapacitete tjera hotelerike, po ashtu edhe në infrastrukturë. Po ndryshon edhe në menaxhment, është e dukshme se shërbimet në hotele kanë avancuar në nivele të larta, si nga profesionalizmi i personelit, si dhe në kuzhinë, e cila gjithashtu është në nivele të larta. Interesante është se në Shqipëri thuajse gjithkund ka restorante, të cilët janë mikpritës dhe në të cilët kanë ushqim të shkëlqyeshëm . Jo vetëm deti, por edhe brendësia. Durrësi, së shpejti do të radhitet si Antalia, ndërsa qyteti i Korçës është shembull për atë se si nga një vend që nuk është në det, bëhet destinacion turistik me sektor të zhvilluar të restoranteve dhe hoteleve. Gjithsesi se ekziston hapësirë për përmirësim, por mendoj se biznesmenët në Shqipëri e kanë kuptuar këtë dhe vazhdimisht mundohen të përparojnë. E vetmja që është në Shqipëri dhe nuk ka ndryshuar, është bukuria natyrore, e cila vetëm duhet të ruhet. Turistët nga Azia i çojmë në Tiranë dhe Shkodër. Shkodra gjithashtu është qytet që në sektorin e hotelerisë shkon përpara dhe menaxherët e hoteleve mundohen dhe luftojnë ta ngrisin shërbimin në nivele të larta. Kur të kthehet tregu, turistët aziatik do t’i dërgojmë edhe në Durrës, ku ka hotele dhe resorte të mahnitshme”.

Advertisement

Sa është e interesuar bota për turizëm në vendet e ballkanit?
Vendet ballkanike në tregjet në Azi janë të interesante si destinacion vajtje-ardhje. Turistët që agjencia jonë me vite i ka sjellë janë nga Filipinet, Malajzia, Indonezia, Hong Kongu dhe Turqia. Ata vijnë dhe i vizitojnë Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kroacinë. Bëhet fjalë për shtetas të vendeve me standard të lartë jetese, që është mirë për ne, pasi ata janë turistë që paguajnë shumë dhe që harxhojnë më shumë para në shtetet e Ballkanit. Disa turistë kanë edhe kërkesa personale. Për shembull, ata të cilët janë të besimit Islam duhet të sigurohet vizita në xhami për lutje të përditshme. Lëvizjet përshtaten, ashtu që kur ecim nëpër Ballkan, kemi pika të caktuara ku ka xhami, që këtyre turistëve t’u dilet në ndihmë. Katolikët nga Filipinet janë të interesuar për kishat katolike në qytetet që i vizitojmë. Besimi dhe lutjet janë pjesë përbërëse e disa turistëve dhe ky është kusht që plotësohet para se të vijnë në udhëtim. Por, përveç kësaj ka edhe objekte që i magjepsin. Është Xhamia e Larme në Tetovë, objekt që ngadalë por sigurt bëhet i njohur në Indonezi dhe Malajzi, falë fotografive të cilët turistët i bëjnë në këtë vend dhe më pas i shpërndajnë në rrjetet sociale”.

Si mund të kthehet hotelieria në normalitet pas pandemisë COVID-19?
Puna dhe kthimi i shpejtë në lojë. Kontaktet i mbajmë çdo herë, si me partnerët nga Azia, po ashtu edhe me partnerët nga vendet ballkanike. Grupi i parë nga Indonezia në Ballkan është planifikuar për në mars. Nuk kërkohet test PCR dhe ata do të arrijnë në Serbi, më pas do t’i vizitojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë. Shpresoj se do të kemi sukses me këtë grup të parë në mars, pikërisht pas një viti, pasi në mars 2020 e kishim grupin e fundit të turistëve dhe ndaluam me punë. Të ketë edhe pak simbolikë, të vazhdojmë atje ku mbetëm me biznesin së bashku me partnerët në Ballkan. /Telegrafi/

Stefanoski: Vendet e Ballkanit duhet ta vlerësojnë dhe të punojnë për zhvillimin e turizmit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy