Stoltenberg: Aleanca garanton sigurinë tuaj, jeni të mbrojtur nga avionët e NATO-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Republika e Maqedonisë së Veriut është një aleat i vlerësuar i NATO-s. Ne ju vlerësojmë vërtet dhe vlerësojmë shumë kontributin tuaj në Aleancën tonë. NATO mund të mbështetet në Maqedoninë e Veriut, dhe Maqedonia e Veriut mund të mbështetet në NATO, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ju kontribuoni në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor përmes misioneve tona paqeruajtëse me KFOR-in në Kosovë. Jeni të vendosur që deri në vitin e ardhshëm të arrini dy për qind të BPV-së së shpenzuar për mbrojtje, ndërsa Maqedonia e Veriut dënoi ashpër agresionin rus kundër Ukrainës. Ju jeni bashkuar me BE-në në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës dhe ofrimin e mbështetjes ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Aleanca garanton sigurinë tuaj. Jeni të mbuluar nga avionët e NATO-s dhe ky është në fakt solidariteti i NATO-s në veprim”, theksoi Stoltenberg.

Ai theksoi se siguria e Ballkanit Perëndimor është thelbësore për NATO-n dhe, siç tha ai, këtu ka arsye për shqetësim.

“Tensionet janë ngritur në Bosnjë dhe unë inkurajoj liderët politikë këtu që të përmbahen nga retorika përçarëse dhe në vend të kësaj të përqendrojnë përpjekjet e tyre në pajtimin dhe një të ardhme paqësore.

Advertisement

Në Kosovë kohëve të fundit kemi parë incidente të dhunës së rëndë. Beogradi dhe Prishtina duhet të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja sepse kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje që do të respektojë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha Stoltenberg në konferencën për media në Qeveri./Telegrafi/

Stoltenberg: Aleanca garanton sigurinë tuaj, jeni të mbrojtur nga avionët e NATO-s shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy