Strasburgu vendos në favor të Bozhinovskës nga OBRM-PDUKM-ja, shteti t’i paguajë 1600 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shteti në afat prej 3 muajsh obligohet t’i paguajë gjithsej 1600 euro Elena Doçevska Bozhinovskës nga OBRM-PDUKM-ja. Kjo pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka sjellë aktgjykim në të cilin thuhet se në procedurën e caktimit të masës “paraburgim” për Doçevska-Bozhinovskën për ngjarjet e 27-prillit, është shkelur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Gjykata vërtetoi se ka shkelje të nenit 5, paragrafi 4 i Konventës për shkak të dorëzimit jo në kohë të ankesës së prokurorit publik kundër caktimit të paraburgimit shtëpiak të aplikantes për atë”, njoftojnë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Strasburg.

Përkatësisht, institucionet gjyqësore në vend kanë dështuar të ju përgjigjen në kohë ankesave që Doçevska-Bozhinovska i kishte dorëzuar për paraburgimin, kështu duke zvarritur me muaj sjelljen e vendimit për heqje ose jo të kësaj mase. Për këtë, shteti duhet t’i paguajë asaj 750 euro dëmshpërblim, plus 850 euro për harxhimet gjyqësore.

Donçevska Bozhinovska në “Fejsbuk” ka shkruar se nuk i donë paratë, por drejtësinë. Nga ana tjetër si fitore të drejtësisë dhe disfatë për qeverinë, e vlerësuan nga OBRM-PDUKM ja këtë vendim të Gjykatës Evropiane.

Advertisement

“Elena e fitoi drejtësinë, Elena pas shumë vitesh e pa drejtësinë. Edhe pse ka qenë e shtypur, edhe pse asaj ju shkelën të drejtat e njeriut, askush nga Qeveria këtë nuk deshi ta përmend dhe iknin, fshiheshin dhe vetëm shihnin se si t’i bëjnë ndryshimet kushtetuese. Mirëpo, ja erdhi dita, e dini se drejtësia është e ngadalshme, por një ditë do të vijë”, tha Vllado Misajllovski, OBRM-PDUKM.

Elena Doçevska Bozhinovska aktualisht është këshilltare në komunën e Kumanovës ndërsa në kohën kur një turmë huliganësh u futën në objektin e shtëpisë legjislative, përkatësisht më 27 prill të vitit 2017, ajo ishte e punësuar në kabinetin e kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanovskit.

Muajin e kaluar u bënë gjithsej 6 vjet nga kjo ngjarje e tmerrshme që la të përgjakur deputetë e gazetarë. Përkundër kësaj, thuajse asnjë nga të gjykuarit nuk ndjehet fajtor. Në fillim të këtij muaji Gjykata Supreme i refuzoi ankesat për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimeve të plotfuqishme për këtë lëndë. Të akuzuarit u dënuan me gjithsej 211 vite burg. /Alsat.mk

Strasburgu vendos në favor të Bozhinovskës nga OBRM-PDUKM-ja, shteti t’i paguajë 1600 euro shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy