Studentët nga Shkupi: BE, është radha jote!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vigjilje të 9 Majit, Ditës së Evropës, studentët me porosi për Bashkimin Evropian “Është radha jote, BE”. Në një ngjarje të organizuar nga Ministria e Jashtme, studentët theksuan se nuk duan më mbështetje me fjalë, por anëtarësim të vendit në BE.

“Një pjesë e politikanëve do të thonë se e ardhmja është e të rinjve, por e ardhmja fillon në të tashmen. Ndërsa në të tashmen, ne treguam se kemi fuqi të sjellim vendime të guximshme. Tani është radha juaj!”

“Mos lejoni që edhe një gjeneratë tjetër e të rinjve të mos e përjetojë ëndrrën evropiane në shtetin e vetë! Ne të rinjtë në një mënyrë ose një tjetër do të bëhemi pjesë e BE-së, por na lejoni që kjo të jetë në shtetin tonë, në shtëpi. Për ne të rinjtë, të rritur me idenë dhe vlerat evropiane nuk kemi më nevojë për mbështetje deklarative dhe inkurajime, na duhet të shohim vepra dhe vendime reale.”

“Të nderuar euro-komisionerë ne të rinjtë premtuam dhe dëshmuam se besojmë në paqe dhe në bashkësi evropiane. Ne të rinjtë e mbaruam punën tonë. Ndryshimet që i filluam dhe vendimet e vështira që morëm në emër të të ardhmes evropiane, tani kanë rastin ta shohin rezultatin e tyre. Por kjo varet vetëm nga ju dhe nga vendimi juaj.”/Alsat/

Advertisement

Studentët nga Shkupi: BE, është radha jote! shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy