Stuhia dhe breshëri dëmtuan çatitë dhe vreshtat në Lozovë, nesër do të formohet Komision për vlerësimin e dëmeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vreshtat pësuan dëmtime jashtëzakonisht të mëdha, e poashtu edhe të mbjellurat e tjera dhe serat, si dhe disa çati i demoloi era e fuqishme.

Kryetari i komunës së Lozovës, Boshko Cvetkovski, thotë se stuhia dhe breshëri kanë goditur disa fshatra, por nuk mund të flas ende se sa do të kushtojë dëmi për riparim dhe rimbursim të banorëve të dëmtuar.

Ai paralajmëroi mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për nesër, në të cilën do të formohet Komisioni për vlerësimin e dëmeve.

Për tre ditë kjo është stuhia e dytë e madhe në Lozovë.

Advertisement

Në të parën u dëmtua çatia e një shtëpie familjare në Saramzalino dhe rrugët u bllokuan për shkak të pemëve të rrëzuara.

Stuhia dhe breshëri dëmtuan çatitë dhe vreshtat në Lozovë, nesër do të formohet Komision për vlerësimin e dëmeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy