Sugareski: Fillon projekti prej 70 milion eurove për ndërtimin e mbi 400 kilometrave rrugë lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL) e shpalli tenderin e parë për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe atyre lokale në 17 komuna, si fazën e parë të projektit “Maqedonia pa baltë”. jo përfshinë 28 rrugë lokale në gjatësi 23,6 km dhe me vlerë 4,5 milion euro.

“Fillon projekti i madh për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale në 81 komuna në vend dhe në qytetin e Shkupit i cili mbulon mbi 400 kilometra infrastrukturë rrugore lokale me vlerë rreth 70 milion euro”, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Ai theksoi se është projekti afatgjatë pesë-vjeçar “Maqedonia pa baltë” dhe faza e parë tashmë ka filluar e cila përfshin 17 komuna me 23,6 kilometra rrugë lokale.

Vetëm në këtë fazë hynë komunat që kanë paraqitur projekte të rishikuara të gatshme në ministri, pasi për këtë ministri bëri thirrje në periudhën e kaluar dhe ato u miratuan menjëherë nga Banka Botërore.

Advertisement

Sugareski njoftoi se pakoja e dytë e komunave është duke u punuar dhe ajo do t’i dërgohet Bankës Botërore për miratim në mes të muajit gusht./Telegrafi/

Sugareski: Fillon projekti prej 70 milion eurove për ndërtimin e mbi 400 kilometrave rrugë lokale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy