Sugareski shkarkohet nga posti i drejtorit të Doganave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e shkarkoi Goran Sugareskin nga pozita e Drejtorit të Drejtorisë së Doganave.

“Qeveria pranoi vendimin e Komisionit të Emërimeve për shkarkimin e Goran Sugareskit nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit “Drejtor i Drejtorisës Doganore, dhe të emërojë Sllavica Kotirov, si zv. drejtore aktual, në këtë pozitë”, njoftojnë nga Qeveria.

Arsyet e shkarkimit të tij nuk janë deklaruar. Ai u emërua drejtor në janar të këtij viti.

Më parë, Sugareski ishte ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Pas zgjedhjeve parlamentare, Blagoj Boçvarski u emërua ministër në vend të tij./Telegrafi/

Advertisement

Sugareski shkarkohet nga posti i drejtorit të Doganave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy