Szijjarto: Nëse vendoste Hungaria, Maqedonia do të fillonte bisedimet me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri hungarez, Peter Szijjarto thotë se nëse varej nga Hungaria, Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të ishte anëtare e BE-së.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i gjithi pa shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Do të dëshiroja ta krahasoj qëndrimin me hungarez me cilindo qëndrim. Qëndrimi i Qeverisë hungareze është se Maqedonia e Veriut menjëherë, që do të thotë sot, duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim”, tha Szijjarto.

Ndryshe, eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, cili vjen nga struktura e njëjtë politikë si e Szijjartos, këto ditë theksoi se nëse Maqedonia e Veriut nuk e zgjidh kontestin me Bullgarinë, mund që ketë ndarje në paketën me Shqipërinë./Telegrafi/

Advertisement

Szijjarto: Nëse vendoste Hungaria, Maqedonia do të fillonte bisedimet me BE-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy