Takimi i liderëve, Kovaçevski mbledh kryesinë e LSDM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, për nesër në mesditë ka thirrur seanca urgjente të Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë.

Takimet e udhëheqësisë partiake vijnë pas takimit të djeshëm të liderëve Kovaçevski – Mickoski, ku të dy lanë mundësinë për vazhdimin e dialogut.

Pritet që tema e mbledhjes së nesërme të trupave të më larta të LSDM-së, të jenë mënyra dhe forma se si do të zhvillohen bisedimet e mëtejshme me OBRM-PDUKM-në.

LSDM konsideron se ka rrethana të reja në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

“Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, publikisht tha se kjo parti nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. Në fakt ndryshuan qëndrimin dhe pranuan pjesëmarrje në qeverinë për të ardhmen evropiane. Madje edhe kushti që BDI të mos jetë pjesë e qeverisë, u pranua nga BDI-ja, vetëm që të mos sajojnë kushte të reja. Në bazë të këtyre rrethanave të reja në skenën politike duhet që të vazhdojë dialogu”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

 

Takimi i liderëve, Kovaçevski mbledh kryesinë e LSDM-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy