Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar shkresë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski që në seancën e radhës të shkarkojë ministrat Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi shkresë deri te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në të cilën, në pajtim me nenin 94, paragrafi 2 i Kushtetutës së Republika të Maqedonisë së Veriut, i propozon Kuvendit në seancën e parë vijuese t’i shkarkojë: Fatmir Mexhitin nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe Azir Aliun nga pozita e ministrit për Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Edhe kryeministri Xhaferi i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Mitreski, në përputhje me nenin e lartpërmendur të Kushtetutës, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të zgjedhë: Ilir Demirin, për ministër që do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, si ministër i cili do të drejtojë Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Talat Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e ministrave Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";