Taravari: Falënderojmë Altrim Mahmutin për angazhimin e deritanishën, dega e Tetovës mbetet unike!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Altrim Mahmuti Shumit i faleminderojmë për aktivitetin e deritanishëm në Alenacën për shqiptarët dhe i urojmë suksese në veprimtarin e tij të mëtutjeshme politike.
Personalisht, mendoj se Shumi u kthye aty ku e ka vendin, afër SDSM-së.

Dua të informoj të gjithë antrsinë e Aleancës se në degën e Tetovës kemi kompaktësi si asnjëhere më parë, këtë e vërteton fakti se asnjë antar i kryesisë së degës së Tetovës dhe asnjë kryetar i ndonjë nëndege në kuadër të degës së ASH në Tetovë, nuk iu bashkangjit tash më ish kryetarit të degës, i cili javët e fundit së bashku me pushtetin tentuan edhe të paguajnë antarë të Aleancës.

Aleanca është një marrëveshje e ndërtuar me popullin, ajo është një parti që ka thyer çdo skemë partiake të deritanishme, duke braktisur pushtetin për të mbrojtur idealet e qindra e mijëra vetave që i besojnë! Ajo më saktë mund të përkufizohet tashmë një Lëvizje në të cilën janë përfshirë aq shumë njerëz sa do të ishte korrekte të quhej- Aleanca e Fitores!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy