Taravari: Nuk e di se pse disa anëtarë të ASH duan ta mbajnë BDI-në në pushtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Së fundmi, kryetari i partisë Taravari ka bërë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me drejtimin e partisë së tij. Ai tha se si kryetar, ka të drejtën dhe detyrën të përfaqësojë vendimin më të mirë për ASH për të rivendosur kredibilitetin e partisë, njofton Telergafi.

“Para disa ditëve ndodhi që si kryetar partie që kam të drejt të them vendimin tim të lirë të them atë që është më mirë për ASH për të kthyer kredabilitetin e partisë, dhe ndjeva një nervozizëm shumë të madh nga disa anëtar nga ASH të cilët nuk e di pse jan afruar aq shumë me BDI-në dhe mundohen ta mbajnë në pushtet.

Un e dija se zëri i popullit është bashkëpunim me opozitën këtë e ndjej përditshmërish duke folur me kryetarët e në mbledhjen e fundit të kryesisë para 1 muaji në 29 dhjetor, por tash kur e shoh përkrahjen e popullatës jam i sigurt se ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë” tha ai.

Kryetari i ASH-u u shpreh se është i vetëdijshëm për mundësitë e diskreditimit, por është i kënaqur që populli është në anën e tyre dhe beson se drejtësia është në favor të tyre. /Telegrafi/

Advertisement

Taravari: Nuk e di se pse disa anëtarë të ASH duan ta mbajnë BDI-në në pushtet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy