Zikov: OBRM-PDUKM dhe disa anëtarë të së “Majtës” qëndrojnë prapa protestave kundër vaksinimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas analistit politik Ljupço Zikov për “Kanal5”, tha se procesi i vaksinimit dhe procesi i luftimit të coronavirusit është gjithashtu një akt i thellë civilizimi sepse tregon se sa i pjekur është një komb.

Zikov thekson se pas protestave kundër masave të qeverisë për të luftuar Covid-19 qëndron një protestë politike e organizuar nga OBRM-PDUKM dhe disa anëtarë të së “Majtës”.

“Maqedonia nuk është vendi i vetëm që merret me coronavirus në botë. Në të gjithë botën, shumë vende e kanë kaluar këtë proces në mënyrë shumë më dramatike, madje vende shumë më të forta se Maqedonia.

Vlerësimi im është se procesi i djeshëm ishte i motivuar politikisht, i mbështetur nga partitë politike, ikonografia ishte e tillë. Nuk jam i befasuar nga mesazhet që u dërguan nga protesta. Për një kohë të gjatë në Maqedoni, është krijuar një atmosferë kundër gjithçkaje që bën qeveria, masave, mjekëve në procesin e luftimit coronavirusit”, tha Zikov./Telegrafi/

Advertisement

Zikov: OBRM-PDUKM dhe disa anëtarë të së “Majtës” qëndrojnë prapa protestave kundër vaksinimit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy