Taravari: Nuk jemi tërhequr nga kauza e heqjes së 20%-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari  thotë se partia e tij nuk është tërhequr nga heqja e 20% dhe se nuk do të ndryshojnë mendje për këtë.

“Këtë periudhë qarkullon nëpër rrjetet sociale një hamendësim se Aleanca për Shqiptarët është tërhequr disi nga kauza e saj për heqjen e 20%-it.

Dua të deklaroj për të evituar çfarëdo lloj keqkuptimi apo supozimi se partia jonë e ka pasur prioritet dhe qëllim këtë ndryshim prej vitit 2018, dhe është krejt absurde të mendohet se kemi ndryshuar mendje!

Ne jemi Aleanca për Shqiptarët dhe është paradoksale të heqim dorë nga stigmatizimi i emrit tonë. Shqiptarët nuk janë numra e as përqindje! Do kërkojmë deri në fund dhe me çdo mekanizëm demokratik mbrojtjen e Emrit Tonë!

Advertisement

Ne nuk jemi 20%! Jemi 100% Shqiptarë!”, shkruan Taravari në Facebook./Telegrafi/

The post Taravari: Nuk jemi tërhequr nga kauza e heqjes së 20%-it appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy