
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka njoftuar se ditëve në vijim do të prezantohet një platformë gjithëpërfshirëse për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, kjo platformë është një ftesë për bashkim kombëtar, duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve që ndihen përgjegjës për të ardhmen politike, ekonomike dhe shoqërore të kombit.
Taravari bëri thirrje për tejkalimin e ndarjeve politike dhe bashkimin e energjive për një vizion të përbashkët, duke paraqitur shtyllat kryesore të platformës që përfshijnë:
• Identitet & Traditë – Mbrojtja e gjuhës, kulturës dhe vlerave kombëtare
• Ekonomia për Shqiptarët – Lehtësime për bizneset, mbështetje për bujqësinë dhe iniciativën private
• Arsimi & Rinia – Rritja e cilësisë, krijimi i mundësive dhe formimi i një elite të re kombëtare
• Familja & Politikat Sociale – Mbështetje për familjet dhe shtresat në nevojë
• Shëndetësia me qasje të lehtësuar – Reforma dhe investime konkrete në komunat shqiptare
• Zhvillimi Rajonal & Diaspora – Politika për rikthimin dhe përfshirjen e diasporës në zhvillim
• Bashkëpunimi Ndërkombëtar – Partneritet i qëndrueshëm me SHBA, BE dhe aleatët strategjikë
“Kjo nuk është një platformë për qëllime personale, por një platformë për t’u bashkuar,” tha Taravari
Ai shtoi se vetëm një platformë e tillë garanton siguri dhe përfaqësim të drejtë të shqiptarëve.
The post Taravari paralajmëroi platformë gjithëpërfshirëse për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.