
Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka folur për takimin e tij që do ta mbajë sot me kryeministrin Hristijan Mickoski. Ai tha se do t’ia sqarojë çështjet që Mickoski nuk i ka të qarta në lidhje me funksionimin e ASH-së në Qeveri.
Taravari foli edhe për VLEN-in, për të cilët tha se “servilosen dhe duan me çdo kusht të jenë në Qeveri”.
“VLEN-i sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohen të jenë në Qeveri. Nëse është kusht ky neve nuk na pengojnë, por duken jashtë prej jashtë dhe lënë përshtypje të keqe. U urojmë suksese, brenda ditës së nesërme do ta kemi grupin tonë parlamentar dhe do ta shohim si do të rrjedhin zhvillimet politike”, tha Taravari.
I pyetur për bashkëpunimin me MPB-në, ai tha se për momentin kryesia e partisë së tij ka vetëm vendim për të shkuar në zgjedhjet lokale me lista të veçanta për kandidatë për këshilltarë komunash.
“Për momentin kryesia e partisë ka vetëm një vendim, që është të shkojmë me lista të veçanta për këshilltarë komunal, ndërsa për kandidatët për kryetarë komunash do të shohim”, tha Taravari. /Telegrafi/
The post Taravari: VLEN-i sikur serviloset, me çdo kusht duan të jenë në Qeveri appeared first on Telegrafi.