Taravari: Zaevin e pret fati i Gruevskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev është në fund të karrierës politike”. Kështu ka vlerësuar sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Në intervistë për TV21, Taravari e përjashtoi mundësinë e një koalicionimi me LSDM-në, megjithatë nuk ishte i prerë se “aspak nuk do të bisedohet me LSDM-në”.

Ai shtoi se Zaevin e pret fati i njëjtë sikurse i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili u arratis në Hungari.

“Nuk e di a do të mbetet në shtet apo do të ikë”, tha Taravari.

Advertisement

Ai ka folur edhe për dorëheqjen e Zaevit, duke thënë se ka qenë e pritshme, pasi siç tha, “u turpërua në Shkup”.

“Ai një javë para vetë është deklaruar se nëse humb Shkupin do të japë dorëheqje. Jo se e humbi, por u turpërua me 30 mijë vota. Nuk janë këto vetëm humbje të Zoran Zaevit por edhe Ali Ahmetit sepse kandidat të përbashkët e kanë pasur Shilegovin”, tha Taravari.

Ndryshe, ai do të jetë edhe për një mandat kryetar i Komunës së Gostivarit, pas fitores në raundin e dytë kundrejt Nevzat Bejtës./Telegrafi/

Taravari: Zaevin e pret fati i Gruevskit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy