Të lënduarit nga autobusi i aksidentuar janë në gjendje stabile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të lënduarit nga autobusi i aksidentuar në Bullgari, të cilët u transferuar në spitalin “Pirogov” janë në gjendje stabile. Jetët e tyre nuk janë në rrezik, njoftojnë mjekët bullgar për “BTV”.

Dy persona janë operuar gjatë ditës së djeshme, të cilët po ashtu janë në gjendje të mirë të përgjithshme. Të lënduarit që ndodheshin në terapi intensive janë transferuar në repartin e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike.

“Një nga të lënduarit duhet të operohet sot. Duke pasur parasysh tronditjen nga ajo që ndodhi dhe traumën e rëndë psikologjike, pacientët kanë marrë mbështetje të specializuar psikologjike nga spitali, ndërsa ende nuk ka një prognozë të qartë se kur mund të dalin nga spitali”, sqarojnë mjekët nga spitali “Pirogov”.

Në aksidentin e autobusit në Bullgari jetën humbën 45 persona, ndërsa 7 persona janë lënduar./Telegrafi/

Advertisement

Të lënduarit nga autobusi i aksidentuar janë në gjendje stabile shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy