Tragjedia në Bullgari, të lënduarit pritet të lëshohen deri në fund të javës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjek nga Spitali ku po kurohen të lënduarit nga aksidenti tragjik i 23 shtatorit në Bullgari për mediat kanë njoftuar për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.

Mjekja e kirurgjisë plastike, Maja Argirova ka njoftuar se 7 të lënduarit janë në gjendje stabile dhe se deri në fund të javës pritet të lëshohen nga spitali.

“Deri në fund të javës pritet të lëshohen nga spitali, më së voni deri në fillim të javës tjetër”, tha Argirova para mediave.

Paraprakisht njoftoi se në kirurgjinë plastike janë të shtruar 6 të lënduar, ndërkaq 1 është në traumatologji.

Advertisement

Dje, përveç intervenimeve kirurgjikale, pacientëve u është dhënë edhe ndihmë psikologjike.

Ndërkaq, më 23 shtator në Bullgari, në autostradën Struma, pas rrokullisjes dhe marrjes flakë të autobusit të “Besa trans”, vdiqën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë. Udhëtarët ishin duke u kthyer në Shkup nga Stambolli – Turqia pas një ekskursioni 3 ditor.

Tragjedia në Bullgari, të lënduarit pritet të lëshohen deri në fund të javës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy