Të moshuarit në Maqedoni do të vaksinohen me vaksinën ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se ekipi i tij i vlerëson udhëzimet për vaksinën ruse “Sputnik V” dhe sot duhet të dilet me një qëndrim definitiv se kush do të ketë përparësi për vaksinim.

Sipas ministrit, të moshuarit do të kenë përparësi dhe se ka mendime të ndryshme nga ku duhet të fillojë vaksinimi.

“Ka disa mendime nëse duhet të fillojë në shtëpitë e plqeve dhe me personat që ndodhen aty ose me një pjesë e kuadrit. Për këtë do të dimë sot”, tha Filipçe.

Doza e dytë e vaksinave në Maqedoni pritet të vijë për tre javë, ndërsa të moshuarit do të njoftohen përmes mjekëve amë për terminin për vaksinim.

Advertisement

Ministri theksoi se sot do të dihet se në cilët qytete do të bëhet vaksinimi./Telegrafi/

Të moshuarit në Maqedoni do të vaksinohen me vaksinën ruse shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy