Teatri Shqiptar në Shkup me fasadë të re nga jashtë, me kova brenda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teatri Shqiptar me fasadë të re nga jashtë, por me çati të shkatërruar. Kova në të cilat pikon uji. Njolla në skenën kryesore. Ndërtesa e teatrit ka qenë në rikonstruksion që nga viti 2014, dhe kur sanimi ishte pothuajse gati, gjatë shiut të parë, objekti, me vlerë më shumë se 10 milion euro, tregoi mangësi në rindërtim.

Gjashtë vjet më parë, Teatrin Shqiptar filloi ta rindërtojë kompania italiane Lamone Moreda. Falimentoi, dhe sanimin e vazhdoi një kompani nga Italia – “Shencia”, e cila themeloi një filial në vend. Sipas marrëveshjes, kompania duhej ta mirëmbante ndërtesën dy vitet e ardhshme. Për Ushtruesin e Detyrës drejtor është e palogjikshme që Shencias i janë transferuar të gjitha paratë, edhe pse puna nuk kishte përfunduar. Murtezi i kërkoi kompanisë të kthehej në ndërtesën e teatrit dhe të rregullonte çatinë që pikon. Por, zyra e kompanisë në Debar Mallo është mbyllur. Atyre u janë dhënë 15 ditë për të korrigjuar lëshimet.

Sot ishim edhe në Debar Maallo. Në hyrje të ndërtesës ku është vendosur kompania “Shencija”, ka një mbishkrim se kompania është në katin e dytë. Ata që i takuam atje thanë që pronarët kinse e kanë transferuar zyrën. Kontrollet e Alsatit në Regjistrin Qendror të Italisë treguan se Shencia me seli në Shkup, ishte pronë e Shencias në Forli të Italisë. Por, kjo kompani është në pronësi të Elektra Italia, e cila është në pronësi të Trust Blue, numri tatimor i të cilit është fshirë, kështu që nuk është e mundur të përcaktohet se kush është pronari i fundit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy