Temperaturat e larta në Shkup, qindra persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Temperaturat e larta dhe të padurueshme kanë lënë pa vetëdije shumë qytetarë në rrugët e Shkupit.

Nga Ndihma e Shpejtë thanë për “Alsat” se gjatë 24 orëve janë kryer 100 ndërhyrje ndërkohë rreth 500 telefonatave u janë dhënë këshilla mjekësore. Shumë prej rasteve kanë të bëjnë me të sëmurët kronikë të cilët pas qëndrimit të gjatë në diell kanë humbur vetëdijen.

“Më shumë kemi thirrje për në vendet publike, kolapse gjatë ditë që ka të bëj me rritjen e temperaturave. Organizmi te të sëmurët kronikë reagon me ulje të shtypjes së gjakut dhe vjen deri te humbja e përkohshme e vetëdijes dhe kolaps. Të sëmurët kronikë ta marrin terapinë me kohë dhe të kenë kujdes kur dalin jashtë. Sigurisht që secili e di gjendjen e tij shëndetësore, shkallën e qëndrueshmërisë mirëpo nuk duhet te tejkalohen disa norma varësisht gjendjes së përgjithshme shëndetësore të organizmit por edhe të kushteve të jashtme gjithashtu”, tha Marina Sotirovska, mjeke, Ndihma e Shpejtë.

Nga Ndihma e Shpejtë rikujtojnë qytetarët që të respektojnë rekomandimet shëndetësore dhe mos të ekspozohen direkt në diell nga ora 11 deri në ora 17. Gjatë kësaj periudhe rekomandohet të ndërpriten edhe punimet ndërtimore.

Advertisement

“Në periudhën më të nxehtë të ditës, nga 11 deri 17 të qëndrohet në shtëpi, obligimet të kryhen sa më herët, të konsumohen më shumë lëngje, ushqim të lehtë, të shmangen pijet alkoolike dhe me kafeinë. Në ambiente të mbyllura kondicionerët mos të lëshohen në temperaturë shumë të ulët 20 ose 21 sepse kur të dilet jashtë, ndryshimi i temperaturës reagon si shok në organizëm”, u shpreh Marina Sotirovska, mjeke, Ndihma e Shpejtë.

I nxehti përvëlues me temperatura rreth 40 gradë do të vazhdoj edhe javën që vjen kanë paralajmëruar sinoptikët. Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria ka vendosur që rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta të vazhdojnë deri më 27 korrik dhe nga puna të lirohen grupet e rrezikuara të qytetarëve dhe personat mbi 60 vjeç./Alsat/

Temperaturat e larta në Shkup, qindra persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy