Tentim për kontrabandë të ilaçeve nga Greqia për në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vendkalimin kufitar “Bogorodica”, ku që nga fillimi i pandemisë funksionon vetëm trafiku i mallrave, pra tregtia ndërkombëtare e mallrave, doganierët parandaluan kontrabandë të ilaçeve.

Dogana ka gjetur ilaçe në një kamion që hynte nga Greqia në vendin tonë.

Në kamionin me targa të Shkupit doganierët kanë kapur gjashtë kuti kartoni të padeklaruar, të cilat përmbanin 744 pako me 14 lloje të ilaçeve, të destinuara për shitje të paligjshme. Vlera e ilaçeve kap shumën e 233.500 denarëve.

Ata u kapën nga zyrtarët doganorë me një vërtetim për sendet e sekuestruara përkohësisht, dhe procedura e mëtejshme do të drejtohet nga departamenti i hetimit.

Advertisement

Tentim për kontrabandë të ilaçeve nga Greqia për në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy