Pranga dy personave në Korçë: Kontrabandë ilaçesh dhe cigaresh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pranga dy personave në Korçë: Kontrabandë ilaçesh dhe cigaresh

Goditen dy raste të kontrabandës me mallra, ku në pranga ranë 2 persona. Policia ka sekuestruar një sasi pesticidesh pa dokumentacion dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale. Në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e policisë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Plasë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit A. Xh., gjetën një sasi pesticidesh me etiketa në gjuhë të huaja, të dyshuar kontrabandë, sasi të cilën 34-vjeçari ia kishte marrë shtetasit A. B. Gjithashtu në banesën e shtetasit A.Xh., iu gjet një tjetër sasi e konsiderueshme pesticidesh e dyshuar kontrabandë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, si edhe më pas në banesë iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me paketa cigaresh të markave të ndryshme, të dyshuara si kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy