Grabitja e 250 milionë lekëve, bien në pranga si të dyshuar vëllai dhe i dashuri i spikeres topless. Ndoqën biznesmenin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grabitja e 250 milionë lekëve, bien në pranga si të dyshuar vëllai dhe i dashuri i spikeres topless. Ndoqën biznesmenin

Dy persona janë vënë në pranga nga Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë si të dyshuarit kryesor për një vjedhje të ndodhur në një qendër tregtare në kryeqytet. Bëhet fjalë për vjedhjen e një shumë prej 25 milionë lekë të reja, që biznesmenit F. B., i kanë marrë nga automjeti i tij që ndodhej në parkim.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën për zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve

Pas denoncimit dhe hetimit të nisur nga policia, u arrit të zbulohej vendndodhja e autorëve në qytetin e Fierit. Policia ka vënë në pranga si autorë të dyshuar Donald Hoxha 27 vjeç, banues në Tiranë, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe Gentjan Kane. 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Nga hetimet rezultoi se këta dy persona, kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit Flamur Behi dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Advertisement

Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga.

Burimet bëjnë me dije se Donald Hoxha është vëllai i spikeres së Zjarr Tv-së, Greta Hoxha, ndërsa, Gentian Kane është i dashuri i saj. Kjo e fundit është bërë“e njohur”, pasi del toples në ekran.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy