Tentim-vjedhje në një bastore në Shkup, punëtorja i kundërvihet vjedhësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rrjetet sociale është publikuar një video nga një tentim-vjedhje në një bastore sportive në Çair të Shkupit.

Siç shihet në video, punëtorja në bastore i është kundërvënë vjedhësit, ndërsa shihet se ka marrë lëndime në krah, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas rastit, punëtorja është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, ndërsa për shkak të gjendjes emocionale ende nuk ka dhënë dëshmi në polici.

Nga MPB ende nuk ka njoftim zyrtar për këtë rast dhe nuk dihet nëse autori është arrestuar./Telegrafi/

Advertisement

Tentim-vjedhje në një bastore në Shkup, punëtorja i kundërvihet vjedhësit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy