minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Tetova në vend të parë për nga transparenca aktive në rajonin e Pollogut - Struga.info


Tetova në vend të parë për nga transparenca aktive në rajonin e Pollogut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tetova në vend të parë për nga transparenca aktive në rajonin e Pollogut

Tetova me 67 për qind transparencë aktive e kaloi Gostivarin në rajonin e Pollogut sipas rangimit të Qendrës për Komunikime Civile që kanë përpunuar Indeksin për transparencë aktive.

Në nivel rajonal, rajoni i Pollogut mbetet si vjet në vendin e parafundit, para rajonit të Shkupit.

“Rajoni i Pollogut ka 49 për qind transparencë aktive që vjet ishte vetëm 48%. Komuna e Tetovës ia mori vendin disa vjeçar të Gostivarit, duke e përmirësuar transparencën aktive për 9 për qind. Në vendin e dytë është Zhelina, duke e përmirësuar transparencën aktive për 21 pikë. Tearca dhe Vrapçishti mbetën në vendet e fundit”, thuhet në Indeks.

Transparenca aktive në Komunën e Tetovës për vitin 2021 është 67.1%.

Advertisement

“Me këtë rezultat, komuna gjendet në grupin e institucioneve me transparencë aktive të ‘mirë’. Me këto pika, komuna ndodhet në vendin e 51-të nga gjithsej 98 institucionet e ranguara”, thuhet në raportin e Qendrës për Komunikime Civile./Telegrafi/

The post Tetova në vend të parë për nga transparenca aktive në rajonin e Pollogut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy