Tetovë: 225 raste aktive me COVID-19, 93 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës, informon se deri më sot në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 është 1607.

Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1220 persona kurse 93 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 225.

Sipas komunave, numri i përgjithshëm të diagnostikuarëve me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, është:

-Komuna e Tetovës 1057
-Komuna e Bogovinës 126
-Komuna e Tearcës 137
-Komuna e Bërvenicës 91
-Komuna e Jegunovcës 106
-dhe Komuna е Zhelinës 86.

Advertisement

“Deri më tani kapacitetet e Qendrës klinike në Tetovë janë duke shërbyer në mënyrë optimale pacientët dhe rastet e personave të infektuar me COVID-19 dhe nuk ka probleme sa ju përket kapaciteteve dhe personelit mjekësor. Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës apelon deri tek autoritetet kompetente shëndetësore që të rritet numri i termineve për testime për covid19 që bëhet nëpërmjet mjekëve amë në komunën e Tetovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa nga SPB Tetovë informuan se nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë shqiptuar mbi 7000 gjoba për mosmbajtje të maskave mbrojtëse në territorin e komunës së Tetovës dhe komuave përreth.

Gjithashtu SPB Tetovë ka inicuar 2 parashtresa për bankat komerciale që nuk kanë mbajtur rend dhe nuk kanë respektuar masat mbrojtëse ndaj covid19 brenda dhe jashtë objekteve bankare.

Procesi i mësidhënies nga distanca po zhvillohet në mënyrë solide në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës edhe atë përmes platformës Microsoft Teams./Telegrafi/

Advertisement

Tetovë: 225 raste aktive me COVID-19, 93 viktima shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy