Toshkovski: Kemi iniciuar masa disiplinore për një punonjës në MPB

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski jep detaje për atë se kush është përgjegjës për menaxhimin katastrofal me nxjerrjen e dokumenteve personale.

“Departamenti i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme konstatoi lëshime të dy ndihmësve në MPB në lidhje me planifikimin e dobët dhe menaxhimin katastrofik të procesit të prokurimit dhe lëshimit të dokumenteve personale”, tha Toshkovski në “PlusInfo”.

Sipas Toshkovskit, për njërin nga asistentët do të iniciohet procedurë disiplinore, ndërsa për tjetrin ka skaduar afati prej 12 muajsh.

Ai tha se raporti i kontrollit të brendshëm në MPB është dorëzuar në Prokurorinë Publike për procedurë të mëtejshme./Telegrafi/

Advertisement

Toshkovski: Kemi iniciuar masa disiplinore për një punonjës në MPB shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy